Bota
Franca nënshkruan marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për shitjen e 80 avionëve luftarakë “Rafale”
Franca nënshkroi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për shitjen e 80 avionëve luftarakë të tipit “Rafale”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Pallati Elysee, thuhet se presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, nënshkroi një marrëveshje me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, për shitjen e 80 avionëve luftarakë “Rafale” dhe 12 helikopterëve.
Në deklaratë thuhet se kjo shitje ka ardhur si rezultat i partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Gjithashtu theksohet se avionët do të nisin të dorëzohen nga viti 2027 dhe se ky ishte rekord i shitjeve të avionëve luftarakë që ka bërë Franca deri më tani.
Franca më parë kishte shitur 54 avionë luftarakë “Rafale” në Egjipt, 36 në Katar dhe 36 në Indi.