Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.17 ▲3.16%
ARI 4,451 ▼2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,926 ▼ -1.3% ETH $2,118 ▼ -2.23% XRP $1.3832 ▼ -2.56% SOL $88.7500 ▼ -3.42%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.17 ▲3.16 % ARI 4,451 ▼2.22 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.17 ▲3.16 % ARI 4,451 ▼2.22 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Francë, DEA heton fluturimin e “Air France”. Rrezikoi zhdukjen. por iu shmang vullkanit

Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore “Air France”, gati sa nuk është ndeshur me një vullkan aktiv në Afrikë këtë fillimmuaji. Pohimi vjen nga autoritetet franceze, që po hetojnë mbi këtë incident.

Fluturimi 953, me 37 persona në bord, ishte duke kryer një udhëtim të shkurtër nga Guinea Ekuatoriale drejt Kamerunit më 2 maj, kur iu largua rrugës së planifikuar për të shmangur një sistem stuhish.

Në kohën që “Boeing 777” iu rikthye destinacionit të tij, qytetit të Doualasë, duket se i është afruar rrezikshëm malit Kamerun, më i larti në të gjithë rajonin, vullkani i të cilit është ende aktiv.

Agjencia franceze e hetimit të aksidenteve ajrore, BEA, po verifikon rrethanat e ngjarjes.

Në momentin e afrimit me vullkanin, në avion ka gjëmuar alarmi dhe pilotët janë përgjigjur duke e ngritur menjëherë atë 4000 metra më lart. Hetuesit e përshkruan incidentin si mjaft serioz, ndërsa “Air France” thekson reagimin e menjëhershëm të pilotëve pas alarmit dhe aplikimin, që ata i bënë procedurave të nevojshme për këtë rast.

“Pilotët tanë, – thuhet në deklaratën e kompanisë, – kanë marrë trajnime të rregullta për këtë lloj manovre”. Një zyrtar i linjës ajrore i tha CNN-it se pasagjerët nuk kanë kuptuar asgjë dhe nuk kanë përjetuar asnjë shqetësim.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.