🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,180 ▲ +0.65% ETH $2,422 ▼ -0.7% XRP $1.2995 ▼ -0.64% SOL $104.1400 ▼ -0.74%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Digjet bashkia historike e Limoges, persona të maskuar i vënë flakën ndërtesës

PARIS, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkia historike e qytetit të Limoges, në Francën qendrore, u përfshi nga një zjarr i madh dje në mbrëmje, gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike.

Sipas raportimeve, persona të maskuar dogjën fillimisht një automjet të policisë bashkiake përpara ndërtesës, më pas thyen xhamat, hynë brenda dhe i vunë flakën.

Zjarri u përhap në njërën pjesë të ndërtesës dhe arriti deri në çati.

Zjarrfikësit u angazhuan për të penguar përhapjen e flakëve në të gjithë objektin, por zjarri shkaktoi dëme të rënda.

Sipas autoriteteve lokale, çatia u shemb mbi katet e poshtme të ndërtesës, ndërsa kulla karakteristike e saj, e njohur si kampanil, u rrëzua gjithashtu.

Prefekti i departamentit, Haute-Vienne e cilësoi ngjarjen si një katastrofë për trashëgiminë kulturore.

Bashkia e Limoges është një ndërtesë historike e inauguruar në vitin 1883 dhe e mbrojtur si monument historik që prej vitit 1975.

Ajo është një nga ndërtesat simbol të qytetit.

Zjarri ndodhi pas protestave që u zhvilluan në disa qytete të Francës kundër rritjes së çmimeve dhe problemeve me shërbimet publike.

Në përfundim të demonstratave në Limoges, situata u përshkallëzua në dhunë, me sulme ndaj ndërtesave publike dhe dëmtime të pronës.

Sipas raportimeve të mediave, në qytet pati edhe grabitje të dyqaneve, ndërsa përplasjet me policinë u shënuan në disa zona.

Në shkallë kombëtare, autoritetet raportuan rreth 550 mijë pjesëmarrës në protesta dhe mbi 1 200 persona të arrestuar pas episodeve të dhunës.

Autoritetet franceze dënuan sulmet ndaj institucioneve dhe pronës publike, ndërsa dëmet në bashkinë e Limoges u cilësuan si një humbje e rëndë për trashëgiminë historike të qytetit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.