☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.61 ▼1.42%
ARI 4,197 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,568 ▲ +1.14% ETH $2,428 ▲ +0.88% XRP $1.3144 ▲ +1.41% SOL $105.3500 ▲ +1.84%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.61 ▼1.42 % ARI 4,197 ▲0.37 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.61 ▼1.42 % ARI 4,197 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Gjenden dy pikturat e Renoir, disa javë pas grabitjes në muze

PARIS, 9 tetor /ATSH-DPA/- Dy piktura të vjedhura muajin e kaluar nga muzeu ”Renoir” në Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës, janë gjetur, njoftuan sot autoritetet.

“Policia i gjeti të dyja veprat”, raportoi televizioni “BFMTV”, duke cituar burime pranë hetimit.

Më pas, kryebashkiaku Bryan Masson konfirmoi zbulimin për disa medie franceze.

Sipas gazetës “Nice-Matin”, pikturat u gjetën pranë rajonit Provence-Alpes-Cote d’Azur dhe duket se nuk kanë pësuar dëmtime.

Veprat janë “Madame Colonna Romano” dhe “Jeune femme au puits” (“Gruaja e re te pusi”), të piktorit francez të impresionizmit Pierre-Auguste Renoir (1841–1919).

Vlera e tyre e përbashkët vlerësohej nga 8 deri në 10 milionë euro (9 deri në 11 milionë dollarë), raportoi “BFMTV”, duke iu referuar një burimi pranë hetimit.

Më 8 shtator, dy persona të dyshuar për vjedhje hynë me forcë në muze, i cili ndodhet në ish-shtëpinë ku Renoir kaloi vitet e fundit të jetës së tij.

Autorët hynë nga gardhi i kopshtit dhe sharruan mbajtëset e katër pikturave.

Ata arritën të largoheshin me dy prej tyre, ndërsa dy të tjerat i braktisën gjatë arratisjes, pasi mbërritjes së policisë.

Sipas prokurorisë, katër pikturat ishin veprat me vlerën më të lartë në muze.

Gjatë hetimeve, disa persona u arrestuan në departamentet jugore franceze Alpes-Maritimes dhe Hérault, si dhe në departamentin Jura, në lindje të vendit.

Dy prej të arrestuarve dyshohen për përfshirje në grabitje. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.