🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.73 ▲2.22%
ARI 4,133 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,568 ▼ -0.72% ETH $2,385 ▼ -1.42% XRP $1.2928 ▼ -0.65% SOL $103.9000 ▼ -0.77%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.73 ▲2.22 % ARI 4,133 ▼0.65 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.73 ▲2.22 % ARI 4,133 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Lecornu njofton zgjerimin e shtetrrethimit pas trazirave dhe plaçkitjeve

PARIS, 20 tetor /ATSH-AFP/- Kufizimet e lëvizjes gjatë natës, të vendosura në disa zona të Francës pas trazirave dhe plaçkitjeve në Paris dhe qytete të tjera, kanë ndihmuar në qetësimin e situatës.

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu deklaroi sot se këto masa do të zgjaten dhe do të zbatohen edhe në zona të tjera ku do të jetë e nevojshme.

“Kufizimet e vendosura në zona të caktuara, ndihmuan që nata të kalonte pa probleme të mëdha”, tha Lecornu sot në mëngjes.

“Gjatë natës së ardhshme do të vendosen kufizime të reja të lëvizjes, aty ku situata e kërkon”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit, vendimet do të merren në nivel lokal nga prefektët, në bashkëpunim me kryetarët e bashkive.

Policia dhe xhandarmëria nuk raportuan incidente të veçanta, në zonat ku ishin vendosur kufizimet, raportoi televizioni BFMTV, duke iu referuar autoriteteve.

Dje në mbrëmje, disa qytete franceze, përfshirë kryeqytetin Paris, vendosën kufizime për lëvizjen dhe grumbullimin e njerëzve.

Në Paris, ndalohej rreptësisht qëndrimi në hapësirat publike në zonat qendrore përreth sheshit “Place de la République” dhe lagjes “Les Halles” nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Në disa zona të qytetit, ndalimi i tubimeve dhe demonstratave hyri në fuqi që nga ora 20:00.

Prefektura e policisë deklaroi se këto masa ishin të nevojshme për të rivendosur qetësinë dhe rendin publik.

Ndalimi i demonstratave dhe kufizimet e lëvizjes gjatë natës u vendosën edhe në Lion.

Njerëzit lejoheshin të dilnin në rrugë vetëm nëse kishin një arsye të përcaktuar që e justifikonte daljen.

Në qytetin e Nicës dhe në qytetet veriore të Francës, Lille, Douai, Wattignies dhe Denain, kufizimet e lëvizjes gjatë natës u zbatuan për personat nën moshën 18 vjeç.

Protestat mbarëkombëtare të fundjavës kundër rritjes së kostos së jetesës, u shoqëruan me trazira të rënda dhe plaçkitje. Protesta të reja pritet të zhvillohen të shtunën. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.