🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,171 ▼ -0.48% ETH $2,376 ▼ -2.04% XRP $1.2742 ▼ -2.12% SOL $102.1900 ▼ -2.04%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Një demonstrues humb jetën gjatë protestave në Paris, 855 të arrestuar

PARIS, 18 tetor /ATSH-AFP/- Një person ka humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara dje në Paris, ndërsa 855 persona janë arrestuar në rajonin e kryeqytetit francez, sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet.

Vdekja e demonstruesit u raportua gjatë trazirave, por deri në këtë fazë nuk është konfirmuar se ajo mund të jetëshkaktuar drejtpërdrejt nga përplasjet me policinë.

Sipas informacioneve të publikuara, personi pësoi një arrest kardiorespirator, një gjendje në të cilën zemra dhe frymëmarrja ndalojnë ose nuk funksionojnë normalisht.

Numri i lartë i arrestimeve pasqyron përmasat e operacionit policor gjatë protestave në kryeqytetin francez dhe zonat përreth tij.

Protestat, të cilat fillimisht ishin kryesisht paqësore, u shoqëruan më pas me përplasje mes grupeve të demonstruesve dhe forcave të rendit, zjarrvënie, dëmtime të ndërtesave publike dhe plaçkitje të dyqaneve.

Ngjarje të ngjashme u raportuan edhe në qytete të tjera franceze, përfshirë Lionin, Marsejën dhe Limoges.

Në Paris, rreth 110 mijë persona morën pjesë në marshimin kryesor, i cili, sipas policisë, u zhvillua pa incidente të mëdha.

Megjithatë, grupe të tjera organizuan marshime të paautorizuara në qendër të qytetit, tentuan të bllokonin rrugët dhe u përfshinë në akte dhune e plaçkitjeje.

Autoritetet raportuan gjithashtu se 13 efektivë të policisë dhe xhandarmërisë, si dhe dy zjarrfikës, u plagosën gjatë ngjarjeve në kryeqytet.

Rreth 1 800 të arrestuar në të gjithë Francën

Sipas ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, rreth 1 800 persona u arrestuan në të gjithë vendin pas protestave të djeshme.

Përplasjet dhe dëmtimet e shkaktuara kanë nxitur reagime nga autoritetet vendore.

Kryetarët e bashkive të Parisit, Marsejës dhe Lionit kanë kërkuar takim me kryeministrin Sébastien Lecornu për të diskutuar situatën dhe pasojat e dhunës.

Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës

Demonstratat u organizuan kundër rritjes së çmimeve, shtrenjtimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve në shkolla e shërbimet publike.

Lëvizja u zgjerua pas disa javësh protestash të nxënësve dhe studentëve, duke përfshirë sindikata, qytetarë dhe pjesëmarrës të lëvizjes së jelekëve të verdhë.

Sipas shifrave të autoriteteve, në protestat në të gjithë Francën morën pjesë rreth 550 mijë persona, ndërsa organizatorët pretenduan se numri arriti në 800 mijë.

Presidenti Emmanuel Macron dënoi aktet e dhunës dhe plaçkitjet, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se personat përgjegjës, do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.