☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.40 ▲2.3%
ARI 4,427 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,096 ▼ -1.54% ETH $2,124 ▼ -2.17% XRP $1.3890 ▼ -2.29% SOL $89.0800 ▼ -3.91%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.40 ▲2.3 % ARI 4,427 ▼2.75 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.40 ▲2.3 % ARI 4,427 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Francë, përfshihet nga flakët Bazilika e Shën Donatien

Një zjarr gjigant ka përfshirë Bazilikën e Saint-Donatien në qytetin e Nantës, në perëndim të Francës. Flakët shpërthyen pak pas meshës së mëngjesit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi besimtarët u evakuan që të gjithë me shpejtësi nga godina.

Në vendngjarje u dërguan më shumë se 40 zjarrfikës, të cilët nuk arritën megjithatë të pengonin përhapjen e flakëve, që gllabëruan me shpejtësi pjesën e sipërme të ndërtesës historike, duke shkatërruar krejtësisht çatinë e saj.

Autoritetet nuk kanë mundur ende të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, por hetimi vazhdon. Bazilika në fjalë është një prej dy të tillave që ka qyteti i Nantës dhe daton që prej shekullit të 19-të. Ajo është ngritur në nder të Shën Donatien dhe Shën Rogatien, dy martirë të rinj, të cilët refuzuan të hiqnin dorë nga besimi i tyre i krishterë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.