🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,649 ▼0.52%
DOW 53,579 ▲0.42%
NASDAQ 25,389 ▼1.35%
NAFTA 89.79 ▲1.9%
ARI 4,132 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $79,379 ▲ +1.07% ETH $2,377 ▲ +2.37% XRP $1.3000 ▲ +0.92% SOL $95.0100 ▲ +1.89%
S&P 500 7,649 ▼0.52 % DOW 53,579 ▲0.42 % NASDAQ 25,389 ▼1.35 % NAFTA 89.79 ▲1.9 % ARI 4,132 ▲1.45 % S&P 500 7,649 ▼0.52 % DOW 53,579 ▲0.42 % NASDAQ 25,389 ▼1.35 % NAFTA 89.79 ▲1.9 % ARI 4,132 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Protesta mbarëkombëtare kundër pagave të ulëta, sindikatat kërkojnë masa nga qeveria

PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Sindikatat franceze kanë organizuar sot protesta në disa qytete të vendit dhe një grevë të përgjithshme, për të rritur presionin ndaj qeverisë që të rrisë ndjeshëm pagën minimale.

Marylise Léon, drejtuese e Konfederatës Demokratike Franceze të Punës (CFDT), kërkoi një rritje prej 100 eurosh në muaj të pagës neto.

Në një intervistë për televizionin BFMTV, ajo theksoi se punonjësit duhet të kenë mundësi të sigurojnë një jetë dinjitoze përmes të ardhurave nga puna e tyre.

Ndërkohë, Sophie Binet, sekretare e përgjithshme e Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT), mirëpriti njoftimin e qeverisë për një rritje të mëtejshme të pagës minimale, përtej asaj që është parashikuar të hyjë në fuqi në janar.

Megjithatë, ajo vlerësoi se një rritje shtesë prej 0,5% ose 0,6% nuk do të ishte e mjaftueshme.

“Franca është vendi evropian ku paga minimale është rritur më pak gjatë 10 viteve të fundit. Tashmë jemi bërë një vend me paga të ulëta”, deklaroi Binet për televizionin LCI. Ajo shtoi se krahas pagës minimale duhet të rriten edhe pagat e tjera.

Edhe drejtuesi i sindikatës “Forca e Punëtorëve” (FO), Frederic Souillot, ka kërkuar rritjen e pagës minimale në 2,000 euro bruto në muaj. Ai e bëri këtë propozim në një intervistë për gazetën “La Tribune”.

Aktualisht, paga minimale në Francë është 12,31 euro bruto në orë. Një punonjës me pagë minimale, që punon 35 orë në javë, merr rreth 1 867 euro bruto në muaj.

Në Gjermani, paga minimale është 13,90 euro bruto në orë dhe pritet të rritet në 14,60 euro në janar.

Me një javë pune prej 35 orësh, të ardhurat mujore bruto të një punonjësi me pagë minimale arrijnë rreth 2,343 euro.

Megjithatë, mbetet e paqartë se nga do të sigurohen fondet për rritjen e pagave, në një kohë kur Franca përballet me borxh të lartë publik.

Vështirësitë financiare janë reflektuar edhe në debatet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Dje në mbrëmje, projektbuxheti dështoi të merrte miratimin e Asamblesë Kombëtare.

Të 458 deputetët e pranishëm votuan kundër projektit, i cili ishte ndryshuar ndjeshëm gjatë diskutimeve parlamentare.

Tashmë, projektbuxheti do të shqyrtohet nga Senati, ndërsa qeveria e pakicës e kryeministrit Sebastien Lecornu po përpiqet të miratojë, një buxhet që parashikon masa shtrënguese financiare për vitin e ardhshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.