☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.37 ▼0.66%
ARI 4,194 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,164 ▲ +0.16% ETH $2,413 ▼ -0.13% XRP $1.2987 ▲ +0.12% SOL $104.4500 ▲ +0.47%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.37 ▼0.66 % ARI 4,194 ▲0.32 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.37 ▼0.66 % ARI 4,194 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Studentët bllokojnë Luvrin, protesta edhe pranë Lionit pas trazirave të fundjavës

PARIS, 19 tetor – /ATSH-AFP/ – Studentët bllokuan sot në mëngjes hyrjet e Muzeut të Luvrit në Paris, ndërsa fermerët protestuan me traktorë pranë Lionit, në një valë protestash dhe tensionesh që vijon pas trazirave të dhunshme të fundjavës në Francë.

Sipas raportimeve, rreth 50 studentë të Shkollës së Luvrit morën pjesë në aksionin që pengoi hapjen e muzeut në orarin e zakonshëm, në orën 09:00.

Protestuesit shprehën mbështetje për lëvizjen studentore dhe kundërshtim ndaj reagimit të policisë gjatë demonstratave të fundit.

Ndërkohë, pranë Lionit, rreth 20 traktorë bllokuan qarkullimin në autostradën në zonën e Chasse-sur-Rhône.

Autoritetet u kërkuan fermerëve të linin të lirë një korsi, për të mundësuar kalimin e automjeteve.

Në një zhvillim tjetër, Shoqata e Kryetarëve të Bashkive të Francës u bëri thirrje qytetarëve të mblidheshin sot në mesditë para bashkive, për të dënuar sulmet ndaj ndërtesave publike gjatë trazirave të fundjavës.

Në Marsejë, autoritetet vendosën kufizime të përkohshme për tubimet dhe demonstratat publike, nga mesdita deri në orën 20:00, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të dhunës.

Protestat e së shtunës, më 17 tetor, u shoqëruan me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, grabitje dyqanesh dhe dëme materiale në disa qytete.

Sipas bilancit të raportuar, rreth 2 400 persona u arrestuan në të gjithë vendin, ndërsa pati edhe shumë efektivë policie të plagosur.

Mes qyteteve të prekura nga trazirat ishin Parisi, Marseja, Lioni dhe Limoges. Në këtë të fundit, një ndërtesë historike e bashkisë u përfshi nga zjarri.

Përballë kritikave për mënyrën se si autoritetet parashikuan dhe menaxhuan trazirat, presidenti francez, Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez, duke i kërkuar të qëndrojë në detyrë dhe të propozojë masa për të parandaluar përsëritjen e dhunës.

Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin pranoi gjithashtu se kishte pasur mangësi në informacionin paraprak për grupet që mund të shkaktonin trazira.

Pakënaqësia për koston e lartë të jetesës, kushtet në shkolla dhe shërbimet publike, kanë qenë ndër çështjet e ngritura gjatë protestave.

Në demonstrata kanë marrë pjesë grupe të ndryshme, përfshirë studentë, sindikata dhe fermerë, ndërsa autoritetet kanë bërë dallimin mes tubimeve paqësore dhe akteve të dhunës.

Deri në momentin e raportimeve të fundit, nuk kishte konfirmim për përplasje të reja të përmasave të së shtunës gjatë ditës së sotme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.