☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,837 ▲0.35%
NASDAQ 27,269 ▼0.35%
NAFTA 93.81 ▲2.13%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,984 ▼ -0.12% ETH $2,539 ▲ +1.48% XRP $1.3915 ▼ -0.22% SOL $110.2200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,837 ▲0.35 % NASDAQ 27,269 ▼0.35 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,837 ▲0.35 % NASDAQ 27,269 ▼0.35 % NAFTA 93.81 ▲2.13 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kronika

Francezi me 45 vite përvojë sjell traditën kulinare franceze në ‘Parisin e vogël’

Prej vitesh punon në kuzhinë, që kur ishte vetëm 12 vjeç e gjysmë. Sot, pas 45 vitesh përvojë, Jean-Pierre Chavanon ka zgjedhur të sjellë në Korçë traditën e kuzhinës franceze, përmes një restoranti të vogël, ku gatimet përgatiten me përkushtim dhe receta tradicionale.

Ndryshe nga lokalet luksoze, ideja e tij ishte të krijonte një ambient të thjeshtë, me gatime të ndryshme dhe një identitet të veçantë. Zgjedhja e Korçës nuk ishte e rastësishme, pasi qyteti njihet prej kohësh si Parisi i Vogël.

“Që 12 vjeç e gjysmë jam në kuzhinë. Vendosa të mos vazhdoja shkollën, por të nisja punën. Kam 45 vite në kuzhinë. Në Korçë nuk kishte restorant francez dhe shumë njerëz më thoshin: Korça është Parisi i Vogël, pse nuk e hap këtu?”, tha Jean-Pierre Chavanon.

Puna nis herët në mëngjes dhe përfundon vonë në darkë. Jean-Pierre tregon se pjesën më të madhe të ditës e kalon në kuzhinë, duke u kujdesur që klientëve t’u ofrojë gatime të freskëta dhe shijen autentike të traditës franceze.

Në kuzhinën e tij, recetat nuk janë thjesht mënyra për të përgatitur ushqimin, por pjesë e kulturës që ai ka zgjedhur të ndajë me vendasit. Një ndër gatimet që ofron është edhe supa e freskët me mish, e përgatitur sipas traditës franceze.

“Sot kemi supë të freskët me mish, sipas traditës franceze. E dua shumë Shqipërinë. Njerëzit janë të mirë, xhentilë dhe mikpritës. Në fillim disa klientë kanë pak frikë, por pasi provojnë ushqimin, më thonë: faleminderit shumë”, shtoi ai.

Qyteti, i njohur për traditën kulinare, kulturën dhe lidhjet me Francën, i ofron Jean-Pierre një hapësirë ku përvoja e tij ndërthuret me kuriozitetin e vendasve për gatime të ndryshme.

Me një restorant të vogël dhe shumë orë punë çdo ditë, Jean-Pierre Chavanon synon të sjellë një copëz të vendit të tij në zemër të Korçës. Përmes recetave tradicionale, ai po ndërton një lidhje mes dy kulturave, duke e kthyer kuzhinën në një mënyrë për të ndarë shije dhe përvoja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.