Hipertensioni, sëmundja që shumë persona nuk e identifikojnë në kohë
Hipertensioni është një nga problemet më të shpeshta tek të rriturit, dhe një pjesë e tyre nuk e dinë se vuajnë.
Një studim i realizuar në Angli ka nxjerr në pah se 1/3 e të rriturve Britanik vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, ndërsa 59% e tyre nuk e dinë se kanë këtë problem dhe nuk marrin trajtim.
Studimi I realizuar nga Universiteti I Oksford, përfshiu rreth 1.4 milionë persona.
Të dhënat treguan se tensioni i lartë prek 15% të personave të moshës 18 deri në 39 vjeç, ndërsa te grupmosha 80 vjeç e lart kjo shifër arrin në 71%.
Burrat rezultojnë më të prekur se gratë, me 42% të rasteve, krahasuar me 29% te gratë, pas përshtatjes së të dhënave sipas moshës.
Shqetësues është edhe fakti se 50% e personave që marrin medikamente për tensionin vazhdojnë të kenë vlera të larta.
Ekspertët paralajmërojnë se tensioni i lartë mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe lidhet me rreth gjysmën e infarkteve dhe goditjeve në tru në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata kërkojnë kontrolle më të shpeshta dhe diagnostikim më të hershëm, për të parandaluar komplikacionet dhe për të shpëtuar jetë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.