⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,725 ▲0.62%
DOW 52,385 ▲0.05%
NASDAQ 26,496 ▲1.25%
NAFTA 100.07 ▼1.66%
ARI 4,072 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,640 ▲ +1% ETH $2,351 ▲ +1.76% XRP $1.3235 ▲ +2.73% SOL $101.1400 ▲ +0.15%
S&P 500 7,725 ▲0.62 % DOW 52,385 ▲0.05 % NASDAQ 26,496 ▲1.25 % NAFTA 100.07 ▼1.66 % ARI 4,072 ▲0.84 % S&P 500 7,725 ▲0.62 % DOW 52,385 ▲0.05 % NASDAQ 26,496 ▲1.25 % NAFTA 100.07 ▼1.66 % ARI 4,072 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Boterori

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francez

Kylian Mbappe kërkon ndjesë për një frazë të thënë për Mao Zedong gjatë një interviste të ditëve të fundit, që shtyu dy kompani kineze të ndërpresin kontratat e tyre me yllin e Realit të Madridit.

Kapiteni i përfaqësueses franceze në atë intervistë e përkufizoi Mao Zedong diktator dhe tani 27 vjeçari shprehet se i vjen keq për çfarë kishte thënë dhe se komenti i tij ishte i pavend

‘Iu kërkoj ndjesë të gjithëve që mbetën të fyer nga fjalët e mia gjatë një interviste të kohëve të fundit. Komenti im ishte i pavend dhe e kuptoj se ka lënduar shumë persona në Kinë dhe në komunitetet kineze në të gjithë botën. Nuk ishte ky synimi im. Ushqej respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij dhe më vjen sinqerisht shumë keq. Iu kërkoj ndjesë personave që u shqetësuan-tha Kylian Mbappe përmes një komunikate të shkruar në gjuhën franceze, angleze dhe atë kineze.

Ndërkaq edhe La Liga në Spanjë ka reaguar ndaj kësaj ngjarjeje duke i dalë kundër yllit të Realit të Madridit dhe e bëri përmes presidentit Javier Tebas.

‘Si institucion, La Liga shpreh keqardhjen e thellë për deklaratat e Kylian Mbappe që shkaktuan shqetësim dhe fyerje në Kinë-shkruante Tebas në një postim të tij në rrjetin social X-e kuptojmë dëmin e shkaktura dhe në emër të La Liga, dëshiroj të kërkoj ndjesën më të sinqertë popullit kinez. Për vite të tëra kemi ndërtuar një raport respekti, besimi dhe bashkëpunimi me Kinën, autoritetet e saj, institucionet sportive të saj. Nuk mund të lejojmë që një veprim individual të errësojë këtë raport dhe të dëmtojë mbi 20 klubet e kompeticioneve tona profesioniste dhe miliona tifozë kinezë’.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.