FRD, Bamir Topi: Të votojmë Erion Veliajn për Tiranën
Mirela Bogdani do të udhëheqë listën e FRD për Këshillim Bashkiak të Tiranës. Sipas kryetarit të kësaj partie, Bamir Topi, Bogdani është një intelektuale e nderuar që do të përfaqësojë vlerat pozitive të qytetarëve, duke qëndruar larg konfliktit të përditshëm politik.
Sipas Topit, aleanca me mazhorancën qeverisëse të majtë për zgjedhjet lokale të qershorit, është e rëndësishme dhe ai i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve të kësaj partie të votojnë kandidatin Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës.
“Ky është një koalicion me qytetarët dhe për qytetarët. Të mbështesim kandidatin e ASHE-së për Tiranën, zotin Veliaj. Në qytetin tonë, është ndërtuar vetëm beton, beton dhe asnjë rrugë, kështu që ka ardhur koha që qytetarët të votojnë kandidatë seriozë dhe të përzgjedhur. 21qershori do nxjerrë personat që do punojnë për qytetet dhe për fshatrat.