Politika

FRD e Shkodrës kundër kryesisë: Na lini kohë të vendosim për koalicioni me PS

Dega e Shkodrës e Partisë Fryma e Re Demokratike ka kërkuar nga kryesia që t’u lihet më tepër kohë në dispozicion për të vendosur lidhur me një koalicion të mundshëm parazgjedhor me PS, çështje mjaft e diskutueshme ditët e fundit.

almapukafrd-473x364
Alma Puka, zv/kryetare e FRD Shkodër

Ka qenë nënkryetarja e FRD, dega Shkodrës, Alma Puka e cila në një konferencë për mediat ditën e sotme ka bërë me dije se jo të gjithë janë dakord me mundësinë e koalicioni me mazhorancën, ndërkohë që ka theksuar se në asamblenë  e kësaj partie janë diskutuar të tjera gjëra nga ato që dëgjohen sot.

“Do të diskutojmë brenda bazës dhe më pas do të vendosim për një koalicion ose jo të FRD me PS”, tha ajo.

Pak ditë më parë, kryeministri i vendit Edi Rama i bëri një ftesë publike kreut të FRD, Bamir Topi për t’u bashkuar në koalicion parazgjedhor me PS, ftesë që u pasua nga një takim kokë më kokë i dy liderëve, por pa dhënë detaje për mediat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button