☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,311 ▼ -0.15% ETH $2,056 ▼ -0.11% XRP $1.2992 ▼ -1.25% SOL $79.5900 ▼ -1.75%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

“FRESSH Voice”: PS kthen sytë nga të rinjtë, batutat Rama-Majko për Enver Hoxhën

Partia Socialistë vjen më një projekt të ri brenda saj, siç është ai deri për vitin 2025, in quajtur “FRESSH Voice”, ku në fokus do të ketë brezin e ri të partisë.

Ky projekt do të nisë që me zgjedhjet e reja brenda forumit të rinjve, FRESSH e më pas në një fushatë në 61 bashkitë në vend për shtimin e anëtarësisë.  Risia është përfshirja e figurave të njohura jashtë politikës, siç është ajo e botueses Arlinda Dudaj dhe aktorit të njohur, Gazmend Paja.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur përmes batutave fjalimin e tij në nisjen e garës kombëtare të FRESSH Voice, që do të shtrihet në 61 bashkitë e vendit, në të cilin mund të marrin pjesë jo vetëm anëtarët e rinj të PS, por edhe të rinj që nuk janë përfshirë në politikë.

Rama duke vlerësuar Pandeli Majkon, që është një nga anëtarët e jurisë së këtij konkursi, ka thënë se, ai është i pakorruptueshëm.  I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Majkos i cili i ka thënë se, ku e di që unë jam i pakorruptueshëm, dhe Rama i është përgjigjur se, “S’të kam korruptuar dot asnjëherë”.

Mes kësaj batute ka ndërhyrë edhe Gazmend Paja që është një tjetër anëtar i kësaj jurie, që i ka thënë Ramës se, “Për mua, nuk kalon ky djalë’.   Që në fillim të aktivitetit Gaz Paja nuk i ka lënë mënjanë batutat, ku ka thënë se Pandeli Majko e Edi Rama po i lënë papunë me batutat e tyre.

“Pandi me Edin ka zënë batutat, do na lënë pa punë”.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, Majko ka bërë një tjetër batutë, ku ka thënë se ata që kanë studiuar në Francë dhe që janë të gjatë nuk duhet të vijnë për të konkurruar në këtë konkurs, pasi Shqipëria boll ka vuajtur nga personazhe të tilla, siç është Edi Rama dhe Enver Hoxha.

“Kemi vuajtur nga ata që kanë studiuar në Francë dhe janë të gjatë, këta janë Rama e Enveri”

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se FRESSH Voice është risi që bëhet të nesërmen e Kongresit të më të vjetërve dhe çel rrugëtim fantastik për më të rinjtë. “Projekt është shumë i thjeshtë, por me 4 protagonistë të komplikuar. Komplikuar, pasi vijnë nga disa rrugë të jetës me histori suksesi. Konkursi i ri në rang kombëtar është për liderët e rinj. Jam shumë krenar për kontributin e të rinjve në PS. Konkursi është pa limit e pa diskriminim”,  ka thënë Rama.

“Ky Konkurs është për çdo vajzë e djalë që jeton në Shqipëri. Për gjeneratën që ka nevojë të komunikojë shqetësimet e veta, bashkëpunuar e ndryshuar historinë. Secili hyn në konkurs me siguri, që juria është e pakorruptueshme. Tek më të mirët, për më të mirët” është shprehur ai.

Ndërkohë, Majko ka thënë se, të rinjtë duhet të mësojnë nga të metat e të rriturve, pasi përmes kësaj ata mund të bëhen pjesë e sallës ku një ditë më parë u bë edhe Kongresi i Partisë Socialiste.

“Mësoni nga të metat tona. Duam t’iu tregojmë se duhet punë për tu bërë pjesë e asaj salle. Jeni këtu për të thënë se shumë shpejt do të jeni brenda asaj salle. Jeni artistë, luani vetëm rolin tuaj” ka thënë Majko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.