“Friends” do të bashkohen?
Aktorët e serialit hit “Friends” do të bashkohen për dy orë të veçanta, sipas televizionit amerikan, NBC.
Aktorët që kanë luajtur rolet e Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross do të jenë në një event special për regjisorin James Burrows.
Regjisori numëron një sërë episodesh të programit dhe sapo festoi programin e tij të një mijtë.
Por redaktori i Gossip në NBC, Robert Greenblatt tha se të gjashtë miqtë nuk mund të shfaqen bashkë.
“Shpresoj që të gjashtë të jenë në të njëjtin ambient, në të njëjtën kohë. Nuk e di nëse mund të realizohet nga ana logjistike”, tha ai për gazetarët.
Fansat e serialit kanë më shumë se një dekadë që shpresojnë të shohin Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer së bashku në ekran, por përpjekjet e mëparshme kanë dështuar.
Programi mbaroi më 2004, 10 seri dhe një dekadë pasi u shfaq për herë të parë në ekranet amerikane. Ngjarja speciale është parashikuar të transmetohet më 21 shkurt në NBC.