☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,740 ▲0.39%
DOW 53,925 ▲0.07%
NASDAQ 26,584 ▲0.89%
NAFTA 78.15 ▲1.11%
ARI 4,396 ▲2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,807 ▲ +0.42% ETH $1,913 ▲ +0.02% XRP $1.0206 ▼ -2.05% SOL $73.5000 ▲ +0.51%
S&P 500 7,740 ▲0.39 % DOW 53,925 ▲0.07 % NASDAQ 26,584 ▲0.89 % NAFTA 78.15 ▲1.11 % ARI 4,396 ▲2.25 % S&P 500 7,740 ▲0.39 % DOW 53,925 ▲0.07 % NASDAQ 26,584 ▲0.89 % NAFTA 78.15 ▲1.11 % ARI 4,396 ▲2.25 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

Fshati Trash në Peqin zbrazet nga emigracioni, të moshuarit mbeten të vetëm

Fshati Trash, në Bashkinë e Peqinit, nuk i ka shpëtuar fenomenit të shpopullimit. Dikur me rreth 700 familje, sot numëron më pak se 70. Me largimin e të rinjve, në rrugët e fshatit takon kryesisht banorë të moshës së tretë, ndërsa shkolla dhe kopshti kanë gjithnjë e më pak fëmijë. Banorët thonë se mungesa e punës dhe e mundësive ekonomike i ka detyruar fëmijët e tyre të largohen, duke i lënë të jetojnë vetëm në pleqëri.

“Kanë ikur të gjithë. Çdo shtëpi, nga dy vetë për shtëpi. Po ikin se nuk i mban vendi. Po duan të punojnë, duan të hanë, duan të jetojnë si gjithë bota. Unë jetoj vetëm me bashkëshorten jemi pa qejf. Shumë e vështirë është. Kemi rritur gjashtë fëmijë dhe kemi ngelur vetëm. Rinia e braktisi fshatin Trash se s’ka kushte që të jetojnë. Njeriu jeton për të jetuar. Aktualisht kanë ngelur vetëm mosha e tretë”, shprehet një nga banorët.

Në shumë banesa kanë mbetur vetëm dy të moshuar. Ata tregojnë se fshati është zbrazur vit pas viti dhe se pothuajse çdo familje ka të paktën një pjesëtar që ka emigruar ose është zhvendosur drejt qyteteve, në kërkim të një jete më të mirë.

“Rinia ikën se ka jetë më të lumtur andej. Këtu nuk bëhet jetë e lumtur. Mungojnë njerëzit këtu, s’ka njerëz, po ikin të gjithë. Nuk ka ekonomi. S’ka para. Prandaj ikin. Nuk duan të rrinë më me baballarët, janë mërzitur me ne. Kam rritur shtatë fëmijë dhe jetoj vetëm me plakën. Mosha e tretë ka ngelur, nga dy veta nëpër shtëpi”, tha një tjetër banor.

Edhe pse vazhdojnë të merren me bujqësi, banorët thonë se kjo nuk mjafton për të mbajtur të rinjtë në fshat. Sipas tyre, pa vende pune, investime dhe zhvillim ekonomik, largimi i popullsisë do të vazhdojë.

“S’ka punë në fshat. Unë kam vënë një çikë duhan. Kam tre fëmijë dhe jetoj me bashkëshortin. E vështirë është të mos i kesh fëmijët këtu në këtë moshë”, shprehet zonja.

Në Trash kanë mbetur ende shtëpitë, toka dhe kujtimet. Ajo që mungon janë njerëzit. Banorët druhen se, me largimin e brezit të ri, po shuhet gradualisht edhe jeta e këtij fshati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.