🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,158 ▼1.1%
DOW 49,586 ▼0.02%
NASDAQ 23,570 ▼2.16%
NAFTA 80.52 ▲0.44%
ARI 3,591 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,829 ▼ -4.68% ETH $1,679 ▼ -5.1% XRP $0.9129 ▼ -7.91% SOL $68.9100 ▼ -8.56%
S&P 500 7,158 ▼1.1 % DOW 49,586 ▼0.02 % NASDAQ 23,570 ▼2.16 % NAFTA 80.52 ▲0.44 % ARI 3,591 ▼1.65 % S&P 500 7,158 ▼1.1 % DOW 49,586 ▼0.02 % NASDAQ 23,570 ▼2.16 % NAFTA 80.52 ▲0.44 % ARI 3,591 ▼1.65 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Gjykata e Lartë i ka ulur dënimin Festim Bixhdilit, në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Jan Prenga. Gjyqtari i lartë, Genti Shala e ka dënuar me 25 vite burg kopshtarin Bixhdili, i cili më herët ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Dënimin përjetë Bexhdili po e vuante në një burg të sigurisë së lartë për katër akuza, rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz dhe u dërgua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfirmuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Në këto pamje shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej në tokë për më shumë se gjashtë orë me radhë pa lëvizur, që sipas SPAK konfirmon se ai kishte ndërruar jetë.

Siaps hetimeve, rezultoi se Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti grabiti sasinë prej 260 kg heroinë në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogën, Dritan Rexhepi, që ndodhej në atë kohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruan të merrej peng. Kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga dita e rrëmbimit të Jan Prengës, pavarësisht kontrolleve, trupi i tij i pajetë nuk është gjetur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.