☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,479 ▼ -0.88% ETH $1,993 ▼ -1.76% XRP $1.3257 ▼ -2.08% SOL $81.8300 ▼ -2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fshirja e detyrimeve: Si do bëhet kompensimi i detyrimeve me gjendjen dhe tepricën kreditore të TVSH–së

Drejtoria e Tatimeve ka sqaruar tatimpaguesit për mënyrën se si do të bëhet kompensimi i detyrimeve me gjendjen dhe tepricën kreditore të TVSH–së në ligjin e fshirjes së detyrimeve.

Tatimpaguesit që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një detyrimi tjetër tatimor, përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore sipas Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore:

Pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës deri në masën e tatimit të papaguar, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat, si dhe detyrimet tatimore të pahedhura në sistem që u përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2010.

Në rastet kur, teprica nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, atëherë duhet të kryhet pagesa për pjesën e mbetur dhe më pas bëhet fshirja e kamatëvonesave dhe e dënimeve administrative.

Rregulli për kompensimin zbatohet automatikisht, pa kontroll, përveç rasteve kur tatimpaguesit janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor. Kjo klauzolë zbatohet kur tatimpaguesi heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës kompetente.

Kompensimi i tepricës kreditore të TVSH-së dhe çdo lloj tatimi duhet të përdoret për të përputhur fillimisht detyrimet brenda llojit të vetë të tatimit dhe më pas tek tatimet e tjera.

Kompensimit nuk i nënshtrohen detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.