⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,843 ▼ -0.44% ETH $1,681 ▲ +0.67% XRP $0.9233 ▲ +1.18% SOL $70.4000 ▲ +2.58%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Kosova

FSK realizon qitje me mortaja 120mm në Biza të Shqipërisë

Në kuadër të procesit të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake (RML) kanë realizuar aktivitetin e qitjes me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në poligonin e qitjes në Bizë, Republika e Shqipërisë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të FSK-së në Facebook.

“Me këtë rast, aktivitetin e kanë vizituar Komandanti i KFT-së, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij dhe Atasheu Ushtarak i FSK-së në Shqipëri, si dhe përfaqësues të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Vizita kishte për qëllim për të parë nga afër realizimin e qitjes dhe vlerësimin e zbatimit të procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të mbështetjes luftarake me zjarr indirekt”, thuhet në postim.

FSK thekson se gjatë aktivitetit u dëshmua profesionalizmi i pjesëtarëve të RML-së në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe përdorimin e mortajës 120 mm të sistemit Vuran.

Me këtë rast, Gjeneral Brigade Lladrovci falënderoi përfaqësuesin e FARSH-së për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe pjesëtarët e RML-së për angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të njësisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.