⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,394 ▼ -2.55% ETH $1,695 ▼ -3.27% XRP $0.9302 ▼ -2.16% SOL $70.6900 ▼ -1.05%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Kosova

Nga Mynihu në Kosovë, Driti Sanaja në ‘European Defense Tech’ prezanton dronin e ndërtuar me tre studentët shqiptarë

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar gara “European Defense Tech” me mbi 200 njerëz të përfshirë nga fusha e sigurisë, inxhinierisë, AI, mekatronikës, akademisë ushtarake, dhe e mbrojtjes.

Në njoftim bëhet e ditur se gara prestigjioze ndërkombëtare, e cila organizohet për herë të parë në Ballkan, në Republikën e Kosovës, nga ICK, nën patronatin e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka sjellë në Prishtinë garues, mentorë, dhe ekspertë edhe nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria, dhe Ukraina.

E në vazhdën e punimeve që po zhvillohen në këtë garë, Driti Sanaja, një i ri nga Kosova që ka kryer Masterin në Universitetin Teknik në Gjermani po dëshmon se talenti dhe inovacioni mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në industrinë e mbrojtjes.

Nga Kazerma “Adem Jashari” dhe Ministria e Mbrojtjes, Shpend Lila nga ICK ka prezantuar dronin e ndërtuar tërësisht nga Driti, së bashku me tre studentë të tjerë shqiptarë nga Kosova, të cilët po ndjekin studimet master në Universitetin Teknik të Munihut.

Sipas Lilës, droni i ndërtuar nga Drit Sanaja dhe tre studentë të tjerë kosovarë është i ngjashëm me atë që u përdor për të xhiruar sulmin terrorist në Banjskë

Lexoni të plotë, pa ndërhyrje postimin e Shpend Lilës:

Po ju lajmërohem nga Kazerma Adem Jashari dhe Ministria e Mbrojtjes. Veç për me ju njoftu virtualisht me Drit Sanajen.

Dronin që po e shihni në foto/video, e ka ndërtu tërësisht vet me 3 studentë tjerë shqiptar nga Kosova, që janë tu e kry Masterin në Universitetin Teknik te Munich. D.m.th prej software deri te helikat nga karboni. Fluturon deri në 70km/h, është dron vrojtues dhe mban peshë deri 6kg, i ngjashëm me dronin që e ka xhiru sulmin terrorist të Banjskës.

Shumë i ri, me përvojë edhe në BMW, ka marr pushim vetëm me qenë pjesë dhe me kontribu në European Defense Tech Hackathon nga Innovation Centre Kosovo dhe partnerët.

E du Kosovën tha, qëllimi është me u kthy me kontribu për venin tem. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.