PolitikaRajoni

Ftesa e NATO-s për Malin e Zi, Rama: Lajm i shkëlqyer

Kryeministri Edi Rama përshëndeti ftesën e NATO-s për anëtarësim drejtuar Malit të Zi, vendim i cili u mor në Bruksel në Ministerialin e vendeve anëtare të aleancës.

Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama, pasi uron Malin E zi për këtë arritje, shprehet krenar për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë shtetit fqinj në këtë proces.

“Një lajm i shkëlqyer, ftesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO. Ne jemi krenar për mbështetjen që gjithmonë i kemi dhënë fqinjëve dhe miqve tanë të mirë në këtë proces”, shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button