Ekonomia

Ftesa publike e Ramës: Ku duhet të aplikoni për të punuar në administratën e re

Në sajë të nismës “Shqipëria që duam” kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook faktin se kishte marrë shprehje interesi nga një shqiptar i shkolluar në SHBA, për të dhënë kështu kontributin e tij në vend.

Duke marrë shkak nga interesi i këtij individi, Rama fton të gjithë shqiptarët që duan të punojnë në administratën e re të aplikojnë në adresën e email-it “shqiperiaqeduam@kryeministria.al”

“Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek shqiperiaqeduam@kryeministria.al”, shkruan Rama.

 

MESAZHI I RAMES

shqiperiaqeduam@kryeministria.al

Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…

Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.

E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.

Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura.

Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa shqiperiaqeduam@kryeministria.al për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.

Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qëndror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Te të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPERIA QE DUAM.

Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.

Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tekshqiperiaqeduam@kryeministria.al

Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.

Pa hë njëherë, të presim e të shohim?✌️??

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button