☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.74 ▼2.36%
ARI 4,809 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,710 ▲ +5.7% ETH $2,388 ▲ +9.29% XRP $1.3735 ▲ +3.67% SOL $86.1100 ▲ +5.19%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.74 ▼2.36 % ARI 4,809 ▲0.86 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.74 ▼2.36 % ARI 4,809 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Fundi i Arratisë” në Korçë, 3 të arrestuar

Policia e Korçës ka njoftuar se ka arrestuar dy të arratisurit e burgut të Greqisë si edhe një bashkëpunëtor tjetër të tyre, në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”.

Personat e mësipërm tentuan të trafikonin lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municione luftarake drejt shtetit Grek.

Policia ka sekuestruar 3,3 kg kanabis, 3 armë zjarri automatike, 1 pistoletë, si edhe një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake.

Personat e arrestuar janë: Lodovik Kola, 42 vjeç, banues në fshatin Bicaj-Pukë, Enkeledi Myrte, 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll dhe Shpëtim Hidri, 44 vjeç, banues në fshatin Mal Bardhë-Kurbin.

Si rezultat i bashkëpunimit  të kryer me autoritetet policore greke, u sigurua informacion në rrugë operative se,  dy shtetas shqiptarë, konkretisht  Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, të cilët vuanin dënimin në Burgun e Menemenit në Greqi, për veprat penale  të vrasjes dhe trafikimit të narkotikëve, ishin arratisur prej këtij Institucioni më datë 17.05.2016 dhe kishte të dhëna se ndodheshin në Shqipëri.

Efektivat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Korçë, duke koordinuar veprimet dhe mirëorganizuar punën në kuadër të këtij operacioni, bënë të mundur lokalizimin e shtetasve të lartpërmendur.

Arrestimi i tyre, u bë pasi  dje, në aksin rrugor Vishocicë-Braçanj, të rrethit Devoll,  shtetasit Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, u kapën në flagrancë, duke lëvizur me automjetin tip “Renault” me targa AA 122 EH, me pronar si edhe drejtues shtetasin Shpëtim Hidri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.