🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.48 ▼2.62%
ARI 4,806 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,582 ▲ +5.38% ETH $2,385 ▲ +9.16% XRP $1.3715 ▲ +3.42% SOL $86.2500 ▲ +5.36%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.48 ▼2.62 % ARI 4,806 ▲0.8 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.48 ▼2.62 % ARI 4,806 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Furra ‘smart’ vendos çfarë do të gatuajë

Furra e së ardhmes e di se çfarë ushqimi dëshiron dhe si ta gatuajë. Do të na tregojë në smartphone si të gatuajmë ushqimin dhe bën foto për t’i shpërndarë në rrjetet sociale.

Quhet June dhe në pamje të parë duket si një furrë elektrike normale, por ka një zemër teknologjike: nga fotokamera Full HD brenda procesorit të gjeneratës së fundit, nga lidhje wi-fi tek aplikacioni për të pasur gjithçka nën kontroll në distancë.

Furra është krijuar nga një zhvillues kalifornian, i cili do ta shesë 1500 dollarë, nëse porositet para 10 korrikut dhe 3 mijë dollarë nga publikimi zyrtar.

Fotokamera e brendshme të tregon në kohë reale gatimin në telefon apo tablet dhe bën foto që mund t’ua tregosh miqve virtualë. Përveç kësaj, ajo arrin të identifikojë, duke përdorur algoritme, se çfarë kemi vendosur në furrë, dhe falë edhe peshores së integruar të sugjeron temperaturën dhe kohën e përgatitjes në bazë të shijeve të pronarit.

Furra ka të montuar një procesor Tegra K1 quad core, ende i vështirë të gjendet tek telefonët smart apo tabletë, ka një ekran 5 polsh, për të dhënë komandat, dy ventilatorë dhe gjashtë rezistenca ngrohjeje me fibra karboni për të gatuar.

Aplikacioni të jep mundësinë të shohësh si të vazhdosh me gatimin dhe të vendosësh kur ta ndërpresësh apo ta zgjasësh. Përveç kësaj të dërgon njoftimin në smartphone kur pica është pothuajse gati, kur është koha të rrotullosh biftekun apo të heqësh pulën nga furra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.