🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,954 ▲ +0.02% ETH $2,246 ▲ +0.2% XRP $1.1685 ▼ -1.85% SOL $90.1000 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FUTBOLL – Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e Interit, Sandro Mazzola

19 shtator/ATSH/ – Futbolli italian është në zi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të kombëtares italiane dhe legjendës së Interit, Sandro Mazzola, në moshën 83-vjeçare.

Lajmi u njoftua të shtunën nga ish-klubi i tij.

Mazzola e kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale 17-vjeçare te Interi, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e klubit.

“Mazzola ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Ai kishte vetëm një fanellë gjatë gjithë jetës”, thuhet në homazhin e Interit.

Mesfushori ofensiv shënoi 158 gola në 565 ndeshje zyrtare me Interin, duke fituar katër tituj të kampionatit italian dhe dy Kupa të Evropës.

Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij erdhi në finalen e Kupës së Evropës të vitit 1964, kur Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Interit ndaj Real Madridit, duke i dhënë klubit italian trofeun e parë në këtë kompeticion.

Një vit më pas, Interi mbrojti me sukses titullin.
Mazzola pati suksese edhe me kombëtaren italiane.

Ai fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1968 dhe u shpall nënkampion bote me Italinë në Botërorin e vitit 1970.

Futbolli ishte i lidhur edhe me një ngjarje tragjike në fëmijërinë e Mazzolës.

Babai i tij, Valentino Mazzola, ishte kapiten i skuadrës së famshme “Grande Torino”, e cila dominoi futbollin italian në vitet ’40, duke fituar pesë tituj radhazi të kampionatit.

Valentino Mazzola humbi jetën së bashku me pothuajse të gjithë ekipin e Torinos në aksidentin ajror të Supergës, më 4 maj 1949. Sandro Mazzola ishte vetëm 6 vjeç në atë kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.