☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.01 ▼0.12%
ARI 4,139 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,391 ▲ +2.53% ETH $2,416 ▲ +4.19% XRP $1.3213 ▲ +3.33% SOL $96.6800 ▲ +3.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Futi Jet Ski-n në zonën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 300 mijë lekë të rinj, pasi u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Ngjarja u konstatua gjatë patrullimeve në Plazhin e Hidrovorit, në zonën e Zvërnecit, ku efektivët e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare evidentuan mjetin lundrues që kishte hyrë në hapësirën e rezervuar për larjen e pushuesve.

Pas verifikimeve, autoritetet bllokuan Jet Ski-n, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit me inicialet A. V., u vendos masa administrative prej 300 mijë lekësh të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Policia Kufitare njofton se kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.