☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vid

Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga Policia, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari është shtetasi Andi Sterniqi, i cili akuzohet se ka vjedhur sende dhe pajisje në tri banesa, një dyqan dhe një automjet.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve.

Njoftimi i policisë:

“Zbardhen disa vjedhje të kryera muajin e kaluar, në Kavajë dhe në Golem.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.