Gabimi i Ramës dhe qeverisë për Kodin Penal

Në Bashkimin Evropian Shqipëria nuk mund të hynte me Kodin Penal ekzistues. Detyrimisht si ky kod dhe Kodi Civil duhet të plotësojnë kërkesat e drejtësisë evropiane. Me të drejtë Rama si Kryeministër dhe qeveria e tij vendosën të hartonin Kodin e ri. Lind pyetja se çfarë rruge zgjodhën? Nga mos thellimi, mosdija apo vetëkënaqësia (se ne shqiptarët jemi të zotë për çdo gjë), vendosën të krijonin grupin që do të hartonte Kodin Penal me juristë të Shqipërisë. Kjo në një kohë që Rama e di shumë mirë nivelin e Drejtësisë sonë me specialistë edhe të kohës së merhumit, edhe të kursit berishjan të plepave të Durrësit si edhe me juristë nga fakultetet tona ku jo rrallë herë diplomat edhe janë blerë. Po edhe sikur ekspertët e grupit të përzgjedhur të ishin të përgatitur shumë mirë profesionalisht, ata nuk njohin kërkesat e legjislacionit të vendeve të Bashkimit Evropian. Doemos, puna e tyre vullnetare ( pa pagesë), do të ishte e çalë, sepse Drejtësia jonë ishte dhe mbetet e korruptuar. Edhe me SPAK-un që janë bërë hapa të rëndësishëm përpara, nuk mund të themi se jemi në nivelin e drejtësisë që kërkon Evropa. Edhe SPAK, në vijim të traditës sonë ,të arreston jo se ka prova, po për t’i gjetur ato në hetuesi?! Shembuj tipikë të Drejtësisë larg parametrave evropiane janë arrestimi i ish Presidentit Ilir Meta dhe i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ka edhe më: zvarritja e dosjes së 21 janarit prej kaq vitesh, kur Strasburgu ka thënë që ishte vrasje shtetërore, është një njollë turpi edhe për SPAK-un.
-
Ahmet Zogu që donte të modernizonte Shqipëri-
-
në ,për çështje kohe dhe me që juristët qenë të pakët, të dy kodet i mori nga Turqia.Edhe Ataturku kodet i kishte marrë nga Franca. Nuk mund t’u besonte juristëve të shkollës aziatike hartimin e ligjeve bazë të drejtësisë moderne. Me që në shkollë kisha bërë frëngjisht, punova me kodet e Francës. Ishin njësoj me kodin tonë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.