“Game of Thrones”, kush mbijetoi e kush vdiq?
Rezulton se mund t’i mbijetosh rënies së lirë nga 40 metra lartësi në Veri, por jo helmimit të Jugut.
Fotot e fundit të sezonit të gjashtë të “Game of Thrones” zbardhin (disi) se kush ka mbijetuar dhe kush jo nga sezoni i pestë
Në 23 imazhet që janë shpërndarë për publikun mungon John Snow (luajtur nga aktori Kit Harington). Fati i tij mbetet ende mister, që pas sulmit të “Rojtarëve të Natës”.
Në imazhe është Theon Greyjoy dhe Sansa Stark (luajtur nga Alfie Allen dhe Sophie Turner). Ata u panë për herë të fundit teksa hidheshin nga muret e kështjellës së Winterfell në përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar Ramsay Bolton.
Që të dy duket se kanë mbijetuar me fat nga hedhja e lartë. Megjithatë, fati nuk ka qenë kaq bujar me Myrcella Barathon (luajtur nga Nell Tiger Free), e cila në foto e shpërndarë tregohet e shtrirë në shtratin e vdekjes, e helmuar nga Ellaria Sand si hakmarrje për vdekjen e të dashurit të saj Oberyn Martell në sezonin e katërt.
Rreth shtratit të saj i qëndron i vëllai, mbreti Tommen dhe xhaxhai/baba Jamie, ndërsa në një sekuencë shfaqet edhe Cersie, Nëna Mbretëreshë në një gjendje të mjeruar pas zënies rob nga sekti që vetë lartësoi.
Një tjetër personazh që rikthehet është Daenerys Targaryan (luajtur nga Emilia Clarke), por tashmë jo si mbretëreshë, por si robërinë e një mbreti dothrak.
Ndërkohë, Arya Stark (luajtur nga Maisie Williams), e verbuar krejt papritur në sezonin e pestë vazhdon të jetë e tillë dhe shfaqet teksa qëndron në shkallët e qytetit Braavos, ndërsa sa i dinakut Tyron Lannister (luajtur nga Peter Dinklage), ai shfaqet në shoqërinë e këshilltarit Varys.
Nuk mungon as Melisaindre, magjistarja ku shumw fansa kanw varur shpresat pwr ringjalljen e John Snow.
Seriali, një ndër më të ndjekurit i të gjitha kohërave, nis transmetimet e sezonit të gjashtë më 24 prill.