☁️
Tiranë 22°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.88 ▲1.08%
ARI 4,141 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,369 ▲ +2.23% ETH $2,459 ▲ +2.91% XRP $1.3481 ▲ +4.01% SOL $106.8200 ▲ +2.48%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.88 ▲1.08 % ARI 4,141 ▼0.03 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.88 ▲1.08 % ARI 4,141 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gashi kërkon reformë të thellë në LDK: Rezultati zgjedhor, thirrje për reflektim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka falënderuar votuesit e tij për mbështetjen që i mundësoi rikthimin në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar njëkohësisht se rezultati i fundit zgjedhor duhet të shërbejë si sinjal për reflektim të thellë brenda partisë.

Gashi vlerëson se LDK nuk duhet të pranojë si normalitet pozicionin e saj aktual në skenën politike, duke përmendur rezultatet zgjedhore dhe rënien e përqindjes së votave.

“Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit, partia duhet të ndërmarrë një proces të ri zgjedhor të brendshëm, të cilin e përshkruan si demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës, me qëllim forcimin e unitetit dhe rikthimin e besimit te elektorati.

“Është koha që LDK-ja të hapë një proces të ri zgjedhor të brendshëm… që bashkon, jo që përjashton; që prodhon besim, jo ndarje”, thekson ai.

Ai shton se LDK duhet të rikthehet te vlerat e saj themelore dhe të ndërtojë një strukturë të bazuar në profesionalizëm, mendim të lirë dhe vizion politik, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për rikthimin e saj si forcë fituese.

“Sepse vetëm kështu mund ta bëjmë LDK-në të madhe përsëri. LDK-në fituese përsëri”, ka deklaruar Gashi, duke theksuar se një parti e fortë opozitare është e domosdoshme për një Kosovë më të qëndrueshme dhe evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.