Ekonomia

“Gatishmëri që të rrëqeth shpirtin”, Rama jep lajmin: 497 mjekë dhe 617 infermierë iu përgjigjën thirrjes për t’ju bashkuar ekipit mjekësor kundër COVID-19

Kryeministri Edi Rama në një dalje live nga ‘Facebook’-u i tij deklaroi se thirrjes së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, për t’ju bashkangjitur ekipit të personelit mjekësor për të luftuar COVID-19, i janë përgjigjur shumë mjekë dhe infermierë.

Kreu i qeverisë theksoi se 497 mjekë dhe 617 infermierë iu përgjigjën thirrjes patriotike, po ashtu dhe shumë infiermierë. Ai e cilësoi një veprim që të rrëqeth shpirtin, faktin që shumë mjekë dhe infermierë iu bashkuan ekipit.

“Mirëdita miq! Si po ja kaloni me sikletin e mos daljes nga shtpëia. Unë po heq keq, por skam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas me Ogertën. Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve. Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se cfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë. Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret. Hy dhe në Fb të shikoj komentet. Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerezit në këto lloj situatash. I them vetes; boll ske për të lëvizur. Pikë! Puna vazhdon. Nësër administrata është pushim, do ishte pushim meqë Dita e Verës ra të shtunën. Kështu që vetëburgosja vazhdon. Vazhdon dhe për ata që nuk kanë detyra esenciale. Të tjerët do të jenë në punë normalisht, sic do të jenë në punë dhe kompanitë që garantojnë hallat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit. Lajmi i bukur fare ishte sot se thirrjeve të Ogertës dhe dekanit të Fakultetit të Mjekësisë i kanë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infermierë.

Një gadishmëri e madhe njerëzore dhe profesionale që në këtë kohë të rrëqeth mishin me patriozimin e tyre. Ato gra dhe burra janë gati të sakrifikpojnë për të shpëtuar plagë. Mirënjohe, mirënjohje të gjithëve. E përsëris për të gjithë mjeket dhe infermierëët që janë në atë vijë zjarri, paga e marsit do të jepet në bonus prej 1 mijë euro, deri në përfundimin e kësaj lufte. Ky bonus do t’i jepet dhe vullnetarëve që do të vijnë në front. Eshtë me e pakta që mund të bëjmë për bluzat e bardha, të cilat njësoj si pas tërmetit, por këtë herë pa krahësim, se i përbaltim me lloj lloj sharjesh.”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button