☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,316 ▼ -0.08% ETH $2,059 ▲ +0.02% XRP $1.3001 ▼ -1.14% SOL $79.7800 ▼ -1.31%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gazetari beogradas: Serbët e Kosovës të lirohen nga Beogradi, jo nga Prishtina

Kolumnisti Dejan Iliq, duike kritikuar qeverisjen 100 ditëshe të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se serbët në Kosovë duhet të përpiqen të jetojnë vetëm dhe se “ne duhet t’i drejtohemi vetes”.

“Ndoshta serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga Beogradi dhe jo nga Prishtina”, tha ai për N1, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se në Serbi “nuk ka as qeveri, as institucione, as asgjë…Ne jemi varrosur në të njëjtin pozicion për dekada, çfarë qeverie e zezë”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq se 100 ditët e qeverisjes së saj kaluan nën hijen e tensioneve në Kosovë, Iliq tha: “Ne kemi 30 vjet që jetojmë nën hijen e tensioneve në Kosovë”.

Ai iu referua edhe situatës në Kosovë, duke thënë se “në shkolla u mësojmë fëmijëve se shqiptarët janë një fis i egër, një gjysmë  mes kafshëve dhe njerëzve dhe tani këta njerëz duhet të jetojnë me ne, pse të jetojnë me ne”.

“Thuaju atyre njerëzve të përpiqen të jetojnë vetëm dhe ne duhet t’i drejtohemi vetes”, thotë ai.

Iliq, i pyetur nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e ri europian, thotë se me çudi i shikon bisedimet për këtë marrëveshje.

“Ajo marrëveshje nuk është asgjë e re… nuk do të zgjidhë asgjë, sepse aty nuk përmendet njohja e Kosovës dhe flitet turbull për hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, jo duke specifikuar se cilat”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.