☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.02 ▼0.11%
ARI 4,135 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +2.85% ETH $2,425 ▲ +4.61% XRP $1.3243 ▲ +3.49% SOL $96.6800 ▲ +3.66%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Gazetarja e merr Trumpin në telefon gjatë transmetimit live, presidenti amerikan përgjigjet drejtpërdrejt (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët në Kongres, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Në një telefonatë të papritur me gazetaren e Politico-s, Dasha Burns, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të martën në mbrëmje, Trump pranoi se partia e tij nuk kishte arritur të mobilizonte votuesit.

I pyetur se çfarë shkoi keq për republikanët në këto zgjedhje, presidenti amerikan u përgjigj se ai vetë nuk ishte kandidat në fletën e votimit dhe se partia nuk kishte arritur të nxiste pjesëmarrjen e mbështetësve të saj.

“Unë nuk isha kandidati dhe ne nuk mobilizuam votuesit. Nëse do të kisha qenë në fletën e votimit, do të kishim fituar. Do të kishim fituar gjithçka shumë lehtë”, deklaroi Trump.

Gazetarja i kujtoi presidentit se ai u kishte bërë thirrje qytetarëve të votonin, sikur të ishte vetë kandidat. Trump pranoi se e kishte bërë këtë, por argumentoi se votuesit nuk ishin të kënaqur me disa prej kandidatëve republikanë.

Një nga deklaratat më të papritura të tij lidhej me mundësinë e bashkëpunimit me Kongresin e ri, ku demokratët kanë fituar kontrollin. Trump u shpreh se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me kundërshtarët politikë për çështje që lidhen me interesin e vendit.

“Ne do të punojmë me demokratët për t’i rregulluar gjërat për vendin tonë. Nuk dua të rri aty për dy vjet dhe të vë veton për gjithçka”, tha presidenti amerikan, duke zbuluar se kishte kontaktuar tashmë me disa zyrtarë demokratë.

I pyetur nëse do të shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje me demokratët për çështjen e emigracionit, Trump tha se do të merrte në konsideratë çdo propozim që do ta vlerësonte të përshtatshëm dhe të dobishëm për vendin.

Megjithatë, presidenti amerikan shmangu identifikimin e personave përgjegjës për humbjen zgjedhore të republikanëve dhe këmbënguli se vendimi i tij për ndërhyrjen ushtarake në Iran kishte qenë i drejtë.

Una lección de periodismo, y en vivo. Una periodista con contactos, respetada por sus fuentes y perseverante: ante la duda de sus compañeros de mesa, llama a Trump después de la paliza demócrata y obtiene de primero la más importante reacción. Magistral. https://t.co/ZWXdRqas8X

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.