Ekonomia

Gazheli: Operatorët Ekonomikë të Autorizuar dhe bashkëpunim rajonal për lehtësimin e tregtisë

Projekti “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, po ofron asistencë në fushën e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar për strukturat e CEFTA-s në përpjekjet e tyre për të thelluar më tej integrimin ekonomik rajonal dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, gjatë një Ëorkshopi, që po zhvillohet në Tiranë,  vlerësoi faktin se, “’ky Projekt Pilot Validimi realizohet vetëm pas disa muajsh nga depozitimi i kërkesës së AD pranë Sekretariatit CEFTA për njohjen dhe validimin e programit të Operatorëve Ekonomikë”.

Po ashtu, Gazheli theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në takim të përfaqësuesve të Doganës së Kosovës dhe shprehu bindjen se me zbatimin e projektit pilot bashkëpunimi në rajon për njohjen e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar do të shkojë në një tjetër nivel.

Sa i përket arritjeve të Administratës Doganore, Gazheli u shpreh se vitet e fundit Dogana Shqiptare ka punuar intensivisht për hartimin e Dispozitave Zbatuese për Kodin e ri Doganor, duke synuar jo vetëm përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, por dhe futjen e procedurave të reja të parashikuara prej tij, të cilat nënkuptojnë nevojën për një bashkëpunim më të madh në binomin Doganë – Biznes.

“Shqipëria ka përafruar gjerësisht legjislacionin doganor me acquis e BE-së në fushën doganore dhe ka avancuar gjithashtu me zbatimin e 7programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (OEA) duke autorizuar 8 operatorët e parë ekonomikë në vitin 2021. Thuajse të gjitha shërbimet nga autoritetet doganore dhe operatorët ekonomikë si dhe ruajtja e informacionit bëhen duke përdorur platforma elektronike”, tha Gazheli.

Në kuadër të Doganës pa letra (paperless), Administrata Doganore Shqiptare ka finalizuar proçesin e nënshkrimit elektronik të Deklaratës Doganore, gjë e cila ka sjellë kryerjen e procedurave doganore nga operatori ekonomik pranë ambienteve të tij duke shmangur në këtë mënyrë paraqitjen e tyre pranë sportelit të doganës.

Ndërkohë janë marrë masat  për krijimin e strukturës organizative në funksion të lehtësimit dhe thjeshtimit të procedurave dhe aktualisht është krijuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Zyra e  Lehtësive Doganore, Tranzitit dhe Informimit të Operatorëve duke i mundësuar kështu biznesit marrjen e informacionit të detajuar mbi rregullat, proçedurat e ndryshme me qellim lehtësimin e biznesit dhe me fokus te vecante informimin mbi Statusin e Operatorit Ekonomikë të Autorizuar.

Legjislacioni doganor për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar është i njëjtë me atë të BE-së dhe është miratuar Udhëzuesi “Për zbatimin praktik të procedurave të aplikimit, miratimit, funksionimit dhe mbikëqyrjes së thjeshtimeve doganore dhe Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar” i cili është plotësisht ne përputhje me Udhëzimin Nr.6 i BE-së për OEA.

Në lidhje me zbatimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për programet e njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (OAE), Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ngritur një grup pune i cili verifikon aplikimet dhe përmbushjen e kërkesave ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, me mbështetjen e MFE, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka organizuar fushata sensibilizuese publike me përfaqësues të biznesit dhe dhomave të tregtisë për promovimin e përfitimeve/përparësive dhe kritereve që duhen plotësuar për autorizimin e OEA.

Qëllimi i projektit pilot “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal” është të mbështesë administratën Doganore të Shqipërisë në përgatitjen e misionit të Validimit të CEFTA MR të Programit të tyre vendas OAE.

Ky mision synon gjithashtu të shërbejë si një forum për konsultime dhe diskutime për të gjitha çështjet e hapura që lidhen me fushat e përmirësimit të mundshëm, rekomandimet për hapat e ardhshëm, si dhe marrëveshjen për Hartën Rrugore/Axhendën e MR për zbatimin e misionit të njohjes reciproke të CEFTA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button