☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.57 ▼14.5%
ARI 4,748 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,344 ▲ +3.06% ETH $2,209 ▲ +4.56% XRP $1.3477 ▲ +2.41% SOL $83.2300 ▲ +1.56%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.57 ▼14.5 % ARI 4,748 ▲1.34 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.57 ▼14.5 % ARI 4,748 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
roze

George Clooney do të bëhet baba

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal do të bëhen së shpejti prindër. Lajmi qarkullonte prej kohësh në mediat rozë, por nga CBS vjen konfirmimi se avokatja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është shtatzënë me binjakë.

Bebet pritet të lindin në muajin qershor. Teksa konfirmoi lajmin, miku i ngushtë i Clooney, aktori Mat Dammon tha se ishte shumë i lumtur për ta dhe se besonte se do të ishin prindër të shkëlqyer.

Ndërkaq, përfaqësuesit e familjes Clooney nuk kanë komentuar ende. Çifti u martua në vitin 2014 në Venecia, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë emra të njohur të botës së kinemasë e spektaklit.

Zërat se ata mund të ishin në pritje të ëmbël filluan të qarkullonin muajin e kaluar, kur avokatja u fotografua me një fustan të gjerë. 55-vjeçari Clooney ka interpretuar në dhjetëra filma hollivudianë dhe është vlerësuar me dy çmime Oscar. Ndërsa bashkëshortja e tij 39-vjeçare ka përfaqësuar një sërë personalitetesh të larta publike të tilla si ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko dhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.