“George Michael nuk u vra”
George Michael vdiq për shkaqe natyrore. Këtë e konfirmoi mjeku ligjor i Oksfordshire, Darren Salter, sipas të cilit, ylli i muzikës pop vuante nga një problem në zemër, i njohur si kardiomiopati e zgjeruar dhe mëlçia e dhjamosur.
Këngëtari ndërroi jetë ditën e Krishtlindjes në shtëpinë e tij në moshën 53-vjeçare. Meqenëse vdekja rezulton të jetë për shkaqe natyrore, mjeku ligjor saktësoi se nuk nevojiteshin hetime.
Autopsia fillestare u cilësua si jobindëse, çka u hapi udhën analizave disamujore që shtynë edhe funeralin e këngëtarit.
Teksa dha njoftimin, Salter sqaroi se nuk do të jepeshin detaje të mëtejshme dhe se familja kishte kërkuar respektimin e privatësisë. Sipas “British Heart Foundation”, kardiomiopatia e zgjeruar edhe një sëmundje që shkakton tendosjen dhe hollimin e muskulit të zemrës duke penguar procesin e pompimit të gjakut në trup.
Fadi Faëaz, partneri i këngëtarit në momentin e vdekjes reagoi në rrjetin social Twitter duke postuar një foto të tijen me Majkëll shoqëruar me fjalët “E vërteta doli në shesh”.