Gerard Depardieu: Kam ngrënë luan
Aktori francez Gerard Depardieu ka pranuar se ka vrarë dy luanë kur ka qenë në Afrikë e më pas i ka ngrënë ata. 65-vjeçari tha se ishte i detyruar t’i vriste luanët pasi ata i kishin zënë rrugën makinës ku ai ishte pasagjer.
“Makina jonë ngeli në një shkurre në Burkina Faso. Ata ishin përballë nesh dhe nuk po lëviznin. Kaluan disa orë dhe ne nuk dilnim dot nga makina. Nuk kishim zgjidhje tjetër, duhet t’i vrisnim”, tha Depardieu.
Kur u pyet nëse më pas i kishin ngrënë, aktori u përgjigj thjeshtë: “Po.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.