Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.03 ▼3.17%
ARI 4,386 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,268 ▲ +4.87% ETH $2,714 ▲ +5.55% XRP $1.4871 ▲ +7.98% SOL $115.8300 ▲ +7.1%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.03 ▼3.17 % ARI 4,386 ▼0.88 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.03 ▼3.17 % ARI 4,386 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Arte

Gëzim Myshketa hap sezonin operistik në Gjermani

Në fundjavë baritoni shqiptar do të intepretojë rolin e Escamilos në veprën Carmen të Georges Bizet Operën Gjermane në Berlin. Baritoni i njohur shqiptar Gëzim Myshketa do ta hapë sezonin e tij operistik 2016-2017 me prezantimin para publikut gjerman.

Të dielën me 2 Tetor prej orës 18:00, ai do të intepretojë në Pallatin e Operës Gjermane në Berlin. Artisti I skenës operistike, Myshketa do të luaj rolin e Escamilos në veprën Carmen të Georges Bizet bazuar në libretën e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy.

Carmen është operë tragji-komike në kartër akte e cila për herë të parë ishte performuar më 3 mars të vitit 1875 në Paris ndërsa në Operën e Gjermane në Berlin premiera e kësaj shfaqje ishte dhënë më 11 Maj 1979.

Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë. Tregimi i Carmen dhe Don José, përfundon me një vrasje tragjike. Vepra përmes skenave komike prezanton të gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerëzore – mendjelehtësinë, marrëzinë, joshjen, mizorinë dhe fatin.

Muzika e operës është e mbushur me melodi që të mbetet në mendje dhe është e dominuar nga vallet dhe ritmet spanjolle.

Baritoni i njohur shqiptar Gëzim Myshketa së fundi ishte paraqitur në koncertin humanitar për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan. Pas prezantimit në Operën Gjermane të Berlinit, gjatë muajve tetor dhe nëntor, ai do të vazhdojë sezonin e tij artistik në Shtutgard ku do të luaj në operën “Faust” produksion i ri nga Frank Castorf për të vazhduar me skenat e tjera operistike ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.