Kosova

Mustafa: Veprimet e dhunshme të opozitës nuk janë më politike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në sallën alternative të Kuvendit, ka kërkuar nga institucionet ligjore që të ndërmarrin masa ndaj deputetëve të Opozitës për, siç tha ai, veprimet e tyre të dhunshme.

“I pakënaqur me sjelljen e opozitës në seancën e fundit por edhe në të kaluarat. E patolerueshme sjella e tyre në Kuvend. Ata që sulmojnë, ata që hedhin masa kimike me të cilat rrezikojnë shëndetin e deputetëve, përfaqësuesve diplomatik, do të përgjigjen para ligjit. Kërkoj nga institucionet ligjore që të marrin masa. Nuk do të lejojmë që shumica parlamentare të mbajë seancë këtu, ndërsa të pengohen dhunshëm nga 30-40 deputetë që të mbahet seanca aty ku duhet”, ka thënë ai.

“Veprimet e tyre të dhunshme nuk janë më politike”, theksoi Mustafa.

“Nëse sulmohet organi më i lartë legjislativ, duhet të përgjigjen para ligjit dhe nuk mund të sillen në këtë mënyrë edhe më tutje. Do të bëjmë çdo gjë që kuvendi ta bëjë punën si duhet”, potencoi kreu i ekzekutivit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button