roze
Gigi dhe Hailey në anijen e Hilfiger
Hailey Baldwin dhe Gigi Hadid pozuan së bashku në anijen e “TH Atlantic” të Tommy Hilfiger gjatë javës së modës në New York.
19-vjeçarja Hailyn kishte veshur një fund të shkurtë me një pallto të hollë e të shkurtër, ndërsa 20-vjeçarja Gigi kishte një palë pantollona super të shkurtëra, një bluzë të bardhë dhe një kurorë me gurë të çmuar.
Të gjithë sytë ishin drejtuar nga bjondet bukuroshe të cilat edhe përfaqësojnë kompaninë e vëshjeve amerikane në “Park Avenue Armory”.