GJELOSHAJ NË PRISHTINË: FUQIZIMI I GRAVE PJESË E RRUGËS SË MALIT TË ZI DREJT BE-së
Foto: Nik Gjeloshaj/Facebook
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, mori pjesë sot në Prishtinë në konferencën “Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet”, ku u diskutua për rolin e grave në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjeloshaj tha se fuqizimi i grave dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje janë të rëndësishme edhe për procesin e integrimit evropian të rajonit.
“Mali i Zi e sheh bashkëpunimin rajonal si pjesë të rëndësishme të rrugës drejt integrimit evropian. Gratë duhet të jenë pjesë e reflektimit të sigurisë”, tha Gjeloshaj, duke theksuar se integrimi në BE nuk është vetëm proces teknik, por lidhet me sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve, të drejtat e njeriut dhe standardet demokratike.
Ai shtoi se Mali i Zi mbetet i përkushtuar për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, demokratik, të lidhur dhe evropian.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.