☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,661 ▼1.07%
DOW 51,969 ▼0.4%
NASDAQ 26,188 ▼1.97%
NAFTA 98.60 ▲2.18%
ARI 4,185 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,273 ▼ -1.37% ETH $2,413 ▼ -1.32% XRP $1.3007 ▼ -2.99% SOL $103.8200 ▼ -1.89%
S&P 500 7,661 ▼1.07 % DOW 51,969 ▼0.4 % NASDAQ 26,188 ▼1.97 % NAFTA 98.60 ▲2.18 % ARI 4,185 ▲0.35 % S&P 500 7,661 ▼1.07 % DOW 51,969 ▼0.4 % NASDAQ 26,188 ▼1.97 % NAFTA 98.60 ▲2.18 % ARI 4,185 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

GJELOSHAJ TAKOHET ME AMBASADORIN GJERMAN, FOKUS TE INVESTIMET DHE BASHKËPUNIMI EKONOMIK

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi, Edgar Alfred Gansen, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, nxitjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar.

Gjeloshaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e reformave dhe integrimit evropian të Malit të Zi, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ekonomik dhe bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana e tij, ambasadori Gansen vlerësoi pozitivisht përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke veçuar rezultatet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në procesin e mbylljes së kapitujve negociues.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në investimet e reja në sektorët e turizmit, energjetikës dhe infrastrukturës, si fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Malit të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.