☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,644 ▼1.29%
DOW 51,901 ▼0.53%
NASDAQ 26,082 ▼2.36%
NAFTA 99.18 ▲2.78%
ARI 4,177 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,146 ▼ -1.56% ETH $2,407 ▼ -1.82% XRP $1.2937 ▼ -3.71% SOL $103.0100 ▼ -2.83%
S&P 500 7,644 ▼1.29 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,082 ▼2.36 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,177 ▲0.15 % S&P 500 7,644 ▼1.29 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,082 ▼2.36 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,177 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Norvegjia shqyrton rikthimin e “gjigantëve të armëve” në fondin sovran prej 2,3 trilionë dollarësh

– Një komision i ngritur nga qeveria norvegjeze ka propozuar ndryshimin e rregullave etike të fondit sovran të pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë, për t’i lejuar të investojë sërish në kompani të mëdha të industrisë së mbrojtjes që prodhojnë armë bërthamore ose pjesët e tyre, sipas “Reuters”.

Fondi, me vlerë rreth 2,3 trilionë dollarë, mund të investojë sërish në kompani si “Airbus”, “Boeing”, “BAE Systems”, “Lockheed Martin” dhe “Safran”, nëse propozimi miratohet.

Sipas rregullave aktuale, fondi nuk mund të investojë në kompani të përfshira në prodhimin e armëve bërthamore.

Komisioni propozon që ky ndalim të hiqet për prodhuesit me qendër në shtetet aleate të Norvegjisë në NATO, që zotërojnë armë të tilla.

Rishikimi i rregullave vjen pas polemikave për investimet e fondit në kompaninë amerikane “Caterpillar”, prodhuese e makinerive të rënda, të cilat, sipas akuzave të ngritura në këtë çështje, janë përdorur nga Izraeli në operacionet në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Vendimi për të shitur aksionet e kompanisë nxiti kundërshtime nga administrata amerikane.

Komisioni propozon gjithashtu ndryshimin e mënyrës se si kontrollohen investimet për respektimin e standardeve etike.

Ndër të tjera, ai rekomandon që Këshilli i Etikës të mos ketë më të drejtën të propozojë drejtpërdrejt përjashtimin e kompanive nga fondi.

Rekomandimet do të jenë në konsultim publik deri më 15 janar 2027.

Qeveria norvegjeze pritet t’i paraqesë parlamentit qëndrimin e saj në pranverën e vitit të ardhshëm.

Fondi sovran u krijua për të investuar të ardhurat e Norvegjisë nga nafta dhe gazi, në mënyrë që pasuria e vendit të ruhet edhe për brezat e ardhshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.