Gjendet një kufomë në Dajt. Policia: Mbi 6 muaj që ka humbur jetën
Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur në Priskë të Dajtit, në vendin e quajtur Zabel.
Policia e Tiranës bën të ditur se kufoma ishte e groposur jo shumë thellë dhe është parë nga një bari i zonës.
Kufoma është transportuar pranë morgut në SQU për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e vdekjes, ndërsa mendohet se kufoma e seksit mashkull të ketë humbur jetën 6 muaj më parë.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.