🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.46 ▼0.75%
ARI 4,140 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,582 ▲ +5.17% ETH $2,428 ▲ +7.74% XRP $1.3068 ▲ +4.21% SOL $96.3300 ▲ +5.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka marr pjesë në punimet e konferencës së Kartës së Adriatikut A5.

Konferenca e Kartës së Adriatikut këtë vit është mbajtur në Zadër të Kroacisë nën drejtimin e Komandantit të komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), Gjeneral Alexus G. Grynkewich dhe në mikpritje me partnerët nga Forcat e Armatosura Kroate, dhe me pjesëmarrjen e shefave të mbrojtjes nga Ballkani Perëndimor.

“Gjatë kësaj konference të nivelit të lartë, fokus i veçantë iu kushtua sfidave aktuale gjeopolitike dhe domosdoshmërisë për rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si një garanci për stabilitet afatgjatë dhe paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në margjinat e konferencës, Komandanti i FSK-së zhvilloi takime të rëndësishme dypalëshe me liderë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë, përfshirë Komandantin e EUCOM-it Gjeneral Alexus G. Grynkewich, dhe Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Naples) Gjeneral Peter K. Scot.

Në këto takime u diskutua për thellimin e ndërveprueshmërisë mes forcave, koordinimin e përbashkët operacional dhe mbështetjen e vazhdueshme strategjike që aleatët euroatlantik ofrojnë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

Gjithashtu gjatë kësaj konference, Komandanti FSK-së u takua edhe me komandantin e Gardës kombëtare të Ajovas, Gjeneral Majorin Stephen Osborn ku u diskutua rritja e bashkëpunimit dhe forcimi i partneritetit mes dy forcave.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, GLT Jashari adresoi vizionin e Kosovës për të ardhmen e sigurisë rajonale, duke shtruar kërkesën zyrtare që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut.

Ai ritheksoi se tranzicioni i suksesshëm i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e bëjnë vendin një partner të besueshëm dhe të natyrshëm, i cili meriton të jetë pjesë e plotë e të gjitha strukturave dhe iniciativave të sigurisë euroatlantike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.