Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,330 ▲ +4.22% ETH $2,642 ▲ +5.56% XRP $1.4320 ▲ +8.14% SOL $111.7600 ▲ +5.62%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunën nga policia e Korçës, pasi u kap në flagrancë duke u dhënë ndihmë disa emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi, kundrejt fitimit.

Sipas raportimeve të policisë, është vënë në pranga Klodjan Pashaj, 32 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, E. M., 41 vjeç.

Të dy, në fshatin Drenovë, po transportonin me automjet drejt Tiranës 7 shtetas të huaj, 2 nga Bangladeshi dhe 5 nga Somalia, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Kapshtica dhe synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT i DVKM Korçë, në kuadër të operacionit, arrestoi në flagrancë shtetasin K. P., 32 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe shpalli në kërkim shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Taç, Ersekë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Shtetasi K. P. u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në fshatin Drenovë, Korçë, duke transportuar me automjet drejt Tiranës, 7 shtetas të huaj (2 nga Bangladeshi, 5 nga Somalia), të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga Kapshtica, dhe synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Vijon puna për kapjen e 41-vjeçarit, i cili kontrollonte rrugën dhe nuk iu bind shërbimeve të Policisë, në momentin që iu dha shenjë për të ndaluar, por vijoi lëvizjen me automjet, duke mundur të largohej. Pas disa orësh kërkimi, u bë e mundur gjetja e automjetit, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.