☁️
Tiranë 14°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.82 ▲4.72%
ARI 5,029 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,291 ▲ +1.43% ETH $2,325 ▲ +3.5% XRP $1.5295 ▲ +3.84% SOL $94.6600 ▲ +1.83%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.82 ▲4.72 % ARI 5,029 ▲0.53 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.82 ▲4.72 % ARI 5,029 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

Gjenocidi në Armeni, Papa këmbëngul ta quajë të tillë

Thirrjeve për të mos humbur toruan, por për ta rimëkëmbur Bashkimin Europian pas largimit të Britanisë së Madhe iu bashkua dhe Papa Françesku. “Ka diçka që nuk shkon më në atë union të ngjathët, – tha kreu i 1.2 miliardë katolikëve të botës, – por të mos hedhim edhe foshnjën bashkë me ujin që përdorëm për ta larë”.

“Le të përpiqemi t’i japim pak energji të re situatës, të gjejmë kënaqësi në atë që bëjmë. Dy janë sot fjalët kyçe për BE-në, krijimtari dhe ripërtëritje. Ky moment duhet të na shtyjë drejt reflektimit. Europa duhet ta rigjejë forcën që ka pasur në rrënjët e saj”, tha Ati i Shenjtë.

“Ndasitë në Europë janë të mëdha, – thotë më tej Papa, – e ndihen kudo. Jo vetëm brenda BE-së, por edhe në vendet anëtarë të saj”, theksoi ai duke kujtuar këtu Katalunjen apo Skocinë.

“Mbase nuk bëhet fjalë për ndarje edhe aq të rrezikshme, por për çdo rast duhen studiuar mirë me qëllimin e gjetjes së zgjidhjeve sa më praktike. Ka ndasi të mbështetura mbi pavarësinë, që bëhen për emancipim, siç ka ndodhur në Amerikën Latine. Por ndryshe është rasti i lëvizjeve për shkëputje, si ajo e Skocisë, që më sjell në mend ballkanizimin”, vazhdoi papa argjentinas. “Uniteti, – u shpreh ai, – është për mua superior ndaj konfliktit”.

Më tej, Papa i porsakthyer nga vizita treditore në Armeni mbrojti komentet e bëra në Jerevan, ku masakrën e armenëve në 1915-n e përkufizoi si “gjenocid”, çfarë ngjalli zemërimin e Turqisë.

“Unë nuk di të ketë term tjetër, – qenë fjalët e tij. – Kam dëgjuar ta quajnë ‘e keqja e madhe’ apo ‘tragjedia e tmerrshme’, ndërsa shmanget përcaktimi ‘gjenocid’. Unë vet kam folur për tri gjenocide të shekullit të kaluar: atë të armenëve, atë të Hitlerit, e në fund atë të Stalinit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.