Bota

Gjermanët shpenzuan tetë miliardë euro për birrë në 2018

Mesatarisht, gjermanët shpenzuan 100 euro (112 dollarë) për frymë vitin e kaluar duke blerë birrë, sipas një studimi të bërë nga kompania e studimeve “Nielsen” dhe të publikuar sot.

Vera e nxehtë e vitit 2018 i dha fund rënies së konsumit të kësaj pije kombëtare gjermane, theksoi eksperti i “Nielsen” për tregun e birrës, Marcus Strobel.

Në total, rreth 6,1 miliardë litra birrë dhe pije të përziera me birrë u shitën vitin e kaluar, 2,9% më shumë se sa në 2017.

Të ardhurat u rritën me 7% duke kapur tetë miliardë euro, pasi gati të gjitha markat më të njohura të birrave rritën çmimet e tyre vitin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button