☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,387 ▼3.93%
DOW 51,702 ▼3.1%
NASDAQ 24,445 ▼5.02%
NAFTA 90.32 ▲2.5%
ARI 4,112 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,075 ▼ -5.2% ETH $2,252 ▼ -7.06% XRP $1.2337 ▼ -5.54% SOL $89.4500 ▼ -6.11%
S&P 500 7,387 ▼3.93 % DOW 51,702 ▼3.1 % NASDAQ 24,445 ▼5.02 % NAFTA 90.32 ▲2.5 % ARI 4,112 ▲0.95 % S&P 500 7,387 ▼3.93 % DOW 51,702 ▼3.1 % NASDAQ 24,445 ▼5.02 % NAFTA 90.32 ▲2.5 % ARI 4,112 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – 100 milionë euro shtesë për infrastrukturën e Ukrainës

– Gjermania po propozon të akordojë 100 milionë euro shtesë për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës ujore, energjetike dhe të transportit në Ukrainë, si dhe për të rritur qëndrueshmërinë e saj përballë sulmeve gjithnjë e më intensive ruse, sipas Reuters.

Sipas një letre të Ministrisë së Financave drejtuar Komisionit Parlamentar të Buxhetit, fondet do të përdoren për të riparuar dëmet e shkaktuara nga fushata e bombardimeve ajrore ruse, e cila është intensifikuar që prej verës.

Shuma do t’i shtohet financimit për Ukrainën të parashikuar në buxhetin gjerman të vitit 2026.

Në shtator, qeveria gjermane kishte akorduar edhe 250 milionë euro për mbështetjen e Ukrainës përmes Fondit të Mbështetjes së Energjisë për Ukrainën.

Në letër thuhet se nevoja për financim shtesë nuk ishte parashikuar në kohën kur u miratua buxheti federal për vitin 2026, pasi intensiteti i konfliktit nuk mund të parashikohej.

Sipas dokumentit, që prej korrikut 2026, Rusia ka shtuar shpeshtësinë dhe intensitetin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe civile, përfshirë qytetet e mëdha, rrugët e transportit, qendrat logjistike dhe kompanitë.

Rreth 80 për qind e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë është shkatërruar që nga nisja e pushtimit rus në vitin 2022, ndërsa sulmet e tetorit shkaktuan ndërprerje të energjisë në më shumë se një të tretën e rajoneve të vendit.

Fondet e reja do të përdoren për pajisje të prodhimit dhe magazinimit të decentralizuar të energjisë, riparimin e infrastrukturës së ujit dhe energjisë elektrike, pajisje kundër zjarrit, si dhe rikonstruksionin e ndërtesave shkollore.

Qeveria e kancelarit Friedrich Merz mbetet kontribuesi më i madh evropian në mbështetje të Ukrainës, duke i ofruar asaj miliarda euro ndihmë ushtarake. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.